Avokatit i Popullit, Naim Qelaj thotë se pret që ky vit të jetë provim për institucionet për mbrojtjen nga diskriminimi

Avokatit i Popullit, Naim Qelaj thotë se pret që ky vit të jetë provim për institucionet për mbrojtjen nga diskriminimi

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandim. Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha se viti 2021 do të jetë provim për institucionet për mbrojtjen nga diskriminimi. Madje ai shtoi se nuk janë të kënaqur me zbatimin e Ligjit për barazi gjinore. “Jemi në një situatë jo të zakontë. Unë dua të theksoi se viti 2021 do të jetë promovim për mbrojtjen nga diskriminimi”. “Mirëpo deri më tani nuk jemi të kënaqur sa i përket Ligjit për barazi gjinore dhe sa i përket diskriminimit. Kjo kampanjë do të ketë fokus mbrojtjen nga diskriminimi”. Ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, tha se kanë për obligim që të punojnë me Avokatin e Popullit. Ai ka shtuar se kanë emëruar hetues që merret me rastet e dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …