Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016, lidhur me parashkrimin e procedurave gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes. Ky Raport dëshmon seriozitetin e problemit të parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes dhe tërheq vëmendjen për pasojat që shkakton ky parashkrim për buxhetin shtetëror të vendit, si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut. Duke bashkuar numrin e rasteve të parashkrimit të procedurës me numrin e rasteve të parashkrimit të ekzekutimit, rezulton se gjatë vitit 2015, u parashkruan gjithsej 26,266 lëndë, të cilave, kur u shtohen edhe 32.860 lëndë kundërvajtëse, të pranuara gjatë vitit 2015, arrijnë në gjithsej 59,126 raste. Nëse supozojmë që ky numër mbahet konstant vit për vit, do të mund të presim që nga 327,162 lëndë të pranuara nga gjykatat themelore në vitin 2015, rreth 20% prej tyre do të parashkruhen, ose në fazën e procedurës gjyqësore, ose në fazën e ekzekutimit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …