Avokatit të Popullit: KEDS-i me kontrollim të paautorizuar të shtëpive shkel të drejtën e pronës

Institucioni i Avokatit të Popullit ka  pranuar ankesa të ndara lidhur me aktivitetet e Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS j.s.c) për kontrollimin e pajisjeve elektrike nëpër  banesa, shtëpi dhe hapësira private. Në bazë të pretendimeve të ankuesve, punëtorët e KEDS-it i kryejnë këto kontrolle pa autorizim nga organet kompetente përkatëse dhe se këto kontrolle kryhen në mënyrë kolektive nëpër lagje të caktuara.  Duke pasur parasysh se kontrolli i paautorizuar i banesës mund të shkaktojë shkelje të së drejtës në privatësi dhe shkelje të së drejtës së pronës, të dyja këto të drejta të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në Republikën e Kosovës, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masë të përkohshme ( pezullim) të këtyre aktiviteteve, të cilat, sipas hetimeve preliminare, besohet se janë duke u ndërmarrë nga ana e KEDS-it. Kjo masë e përkohshme kërkohet të jetë në fuqi derisa Avokati i Popullit të përmbyll hetimet lidhur me këtë çështje dhe të dal me konstatimet dhe rekomandimet përfundimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …