Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitarit, Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes

Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitarit, Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes

Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitarit, Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes me arsyetimin që nëse ndodhë ndryshe kjo mund të sjellë precedent që dëshmitarët të vijnë në Hagë dhe të mos japin dëshmi. Duam që të iu kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët që dëshirojnë të vijnë në gjykatë dhe të mos japin dëshmi dhe ata mund të ja dalin dhe të mos jepin dëshmi”, tha ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”. Fillimisht, pasi hoqi dorë nga insistimi për ta marrë në pyetje dëshmitarin, prokurorja kërkoi një mundësi tjetër si përpjekje e fundit për të marrë dëshminë e Tarës. Ajo tha se do përpiqet të ia tregojë dëshmitarit dokumentin duke përfshirë edhe dosjen fizike. Kjo u aprovua nga trupi gjykues ku kryetari i këtij trupi tha se kjo është mundësia e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …