leoni

AVONET: Në “Inaugurimin” e projektit të papërfunduar, mori pjesë vetëm Arsim Ademi kandidati për kryetar komune pa kryeministër e ministra!

AVONET: Në “Inaugurimin” e projektit të papërfunduar, mori pjesë vetëm Arsim Ademi kandidati për kryetar komune pa kryeministër e ministra!

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET reagon me shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si vetëm pak orë para procesit zgjedhor, Qeveria e Kosovës po mundohet të paraqesë si arritje të re një projekt të papërfunduar e të inicuar vite më parë nga qeverisjet e kaluara.

Kyçja e komunës së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”, për të cilën sot është bërë një “inaugurim” i hyrjes, nuk është projekt i ri dhe as i përfunduar, por faza e parë e një projekti që ka filluar shumë më herët. Ky projekt është propozuar dhe shtyrë përpara nga ish-ministri Bajram Hasani gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, dhe ka pasur mbështetjen e plotë të asaj qeverie. Për fat të keq, gjatë mandatit të qeverisë aktuale, ky projekt është lënë në neglizhencë të plotë dhe nuk ka pasur asnjë avancim real.

Në momentet e fundit para zgjedhjeve, qytetarëve po u servohen përralla elektorale me prerje shiritash dhe deklarata për projekte që ende nuk janë funksionale.

Ky veprim është një abuzim me besimin e qytetarëve, një mashtrim publik dhe një fyerje për qytetarët e Vitisë, të cilët me vite presin përfundimin real të këtij projekti.

AVONET thekson se përdorimi i projekteve publike për poena politikë është i papranueshëm dhe cenon integritetin e proceseve demokratike në vend. Zhvillimi lokal nuk është pronë partiake por është e drejtë që u takon qytetarëve.

AVONET i bën thirrje institucioneve qendrore që të ndalojnë praktikën e manipulimit me opinionin publik dhe të respektojnë transparencën, përgjegjësinë dhe dinjitetin e qytetarëve që përfaqësojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Mandatimi i Konjufcës është jo ligjor

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti i saj politik nuk do …