Kreu i shtetit Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe disa ditë më parë. Ndër të tjera ai shton se palët duhet të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. “Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
