leoni

Bajram Begaj: Shqipëria dhe Kosova duhet të rrugëtojnë së bashku drejt BE-së

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas shpalljes si “Qytetar Nderi” i Gjilanit, ka deklaruar se ky vlerësim është një nderim i përbashkët për gjithë shqiptarët që qëndruan të pandashëm në momentet më të vështira të historisë. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës nuk ishte dhuratë, por një sakrificë e madhe për liri. Begaj përmendi heronjtë e shumtë të Gjilanit, si Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Kadri Zeka, Nuhi Rexhepi dhe Agim Ramadani, duke vlerësuar kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë krah Kosovës dhe se dy shtetet janë një komb me një gjak, një gjuhë dhe një histori të përbashkët. Në fjalën e tij, kryetari Begaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për të arritur një qëllim të përbashkët: rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se të dy vendet janë kontribuues të stabilitetit në rajon dhe kanë një besim të thellë në vlerat demokratike, lirinë dhe integrimin euroatlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …