Bajram Begaj: Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar, duke e konsideruar si themelin e lëvizjes për bashkim dhe pavarësi kombëtare. Begaj ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi, të cilat ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. “10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik dhe shpirtëror i bashkimit kombëtar. Është dita kur filloi lëvizja për pavarësia kombëtare. Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një thirrje për bashkim, për mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi, ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. Të jemi pjesë e Evropës së bashkuar është vazhdimi i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, ka thënë Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK kundërshton pjesëmarrjen e Bislimit në dialog: Nuk ka mandat legjitim për të përfaqësuar Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur në Bruksel mes zëvendëskryeministrit …