leoni

Bajrami: Qeveria kalimtare është zgjidhje kombëtare për tejkalimin e bllokadës institucionale

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, së bashku me sekretarin e partisë, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku është diskutuar krizën aktuale politike dhe vështirësitë në konstituimin e Kuvendit të ri pas zgjedhjeve parlamentare. Bajrami ka theksuar se është përgjegjësi kushtetuese e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet të mundësojë konstituimin e institucioneve, por përballë dështimit të saj, LDK mbetet e përkushtuar në propozimin për formimin e një Qeverie kalimtare, si një zgjidhje e vetme kombëtare për të dalë nga ngërçi institucional. Një qeveri kalimtare do të kishte detyra të qarta dhe mandat të përkohshëm për përgatitjen e zgjedhjeve të reja, në një periudhë të dakorduar ndërpartiake,” u shpreh Bajrami. Ajo vlerësoi angazhimin dhe rolin konstruktiv të shoqërisë civile në këtë proces, duke e cilësuar si të domosdoshëm kontributin e saj për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionalitetit institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Wade Goddard, dëshmitar i dhimbjes dhe heroizmit: Fotot që rrëfejnë çmimin e lirisë së Kosovës

Mëngjesi i 26 shtatorit 1998 në fshatin Abri e Poshtme mbetet një ndër kujtimet më …