Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën dhe kreun e saj, Sali Berishën, për bllokim të qëllimshëm të punimeve parlamentare dhe për krijim të kaosit politik në vend. Në një deklarim për media jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Balla tha se incidentet dhe tensionet e fundit në Parlament janë të dirigjuara dhe se protestat e opozitës nuk kanë mbështetje qytetare. Sipas tij, mungesa e pjesëmarrjes po kompensohet me akte dhune dhe përpjekje për të paralizuar institucionet. “Protestat nuk kanë frymë dhe nuk kanë pjesëmarrje. Pastaj mendohet se duke i vënë zjarrin Parlamentit do t’u vijnë njerëzit në protestë. Shqiptarët e dinë shumë mirë kush i udhëheq dhe kush i jep urdhrat për këto imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”, deklaroi Balla. Ai akuzoi opozitën edhe për sulme institucionale, përfshirë pengimin e betimit të Avokatit të Popullit, ndonëse sipas tij, vetë opozita e kishte propozuar atë emër. Balla shtoi se pavarësisht përpjekjeve për destabilizim, “karvani i Shqipërisë evropiane ecën përpara”. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Edhe kaosi i sotëm lidhet drejtpërdrejt me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, u shpreh Balla, duke e akuzuar Berishën për veprime që, sipas tij, dëmtojnë interesin kombëtar dhe imazhin e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
