Bamieh

Bamieh: Kujdes nga vazhdimi i EULEX-it

Ish-prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh në një thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës, i ka porositur që të kenë kujdes prej marrëveshjeve me EULEX-in. Ish-prokurorja që sfidoi këtë mision duke denoncuar aferat korruptive që kishin përfshirë edhe majat drejtuese të EULEX-it, ka thënë se misioni i BE-së nuk është organ juridik. “E nderuar Kosovë, Kini kujdes nga çdo marrëveshje me EULEX’in! Ata nuk janë organ juridik. Ligjshmëria e marrëveshjeve të tilla me ta, është shumë diskutabile!”, thuhet në shkrimin e ish-prokurores, Bamieh, të afishuar në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon qeverinë: Kosova e izoluar, merita e heqjes së sanksioneve i takon opozitës dhe Ramës

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për trajtimin e vendit në …