Banorët e Hadës kërcënojnë me përshkallëzim të protestave kërkojnë takim me kryeministrin Haradinaj

Banorët e Hadës kërcënojnë me përshkallëzim të protestave kërkojnë takim me kryeministrin Haradinaj

Banorët e Hadës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës së zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade. Ragip Grajqevci, njëri nga protestuesit e banorëve të Hadës, ka thënë se ata duan që të takohen me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kanë kërkuar që mos të anashkalohen. Ndryshe ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen do të vazhdojnë me protesta jopaqësore. “Kemi dalë sot ku kërkojmë një marrëveshje me kryeministrin Haradinaj që mos të anashkalohemi. Nëse kërkesat nuk do të plotësohen do të vazhdohet me protesta  në mënyrë jopaqësore”, ka thënë ky banor. Protestuesit momentalisht po qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …