Bardhyl Mahmuti pajtohet me deklaratën e Grenellit se Legjitimiteti i gjykatës në Hagë është rrënuar tërësisht

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj deklaratës së Richard Grenell, i deleguari i posaqëm për misione të veçanta i presidentit amerikan, i cili ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në lidhje me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo gjykatë është e rrënuar tërësisht.

Mahmuti ka thënë se pajtohet me këtë deklaratë, duke theksuar se pa një ndërhyrje të fuqishme për ta shpërndarë këtë gjykatë, ajo “do të vazhdojë të mbajë padrejtësisht nën gërmadhat e saj, njerëz të pafajshëm”

“Jam plotësisht dakord me konstatimin e z. Richard Grenell se legjitimiteti i gjykatës në Hagë është rrënuar tërësisht. Mirëpo pa ndërhyrje të fuqishme politike për ta shpërbërë atë që u krijua për motive politike dhe ideologjike, kjo rrënojë do të vazhdojë të mbajë padrejtësisht nën gërmadhat e saj, njerëz të pafajshëm”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin …