Barometri zgjedhor në Shqipëri: PS-ja kryeson bindshëm, Edi Rama mbetet figura më e pëlqyer politike

Vetëm një muaj para zgjedhjeve të 11 majit, Barometri i publikuar nga “Euronews Albania” ka zbuluar prirjet më të fundit të opinionit publik për preferencat politike dhe pëlqyeshmërinë e liderëve politikë në Shqipëri. Sipas sondazhit, Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, mban një epërsi të qartë me 40.6% të mbështetjes së qytetarëve. Në vendin e dytë pozicionohet Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha, me 30% të votës së deklaruar. Lidhur me perceptimin për liderin më të përshtatshëm për postin e kryeministrit, Edi Rama vijon të kryesojë me 44%, duke lënë pas Sali Berishën me 22.9%. Barometri sinjalizon një dominim të qartë të Partisë Socialiste në skenën politike, ndërsa partitë e reja po përpiqen të gjejnë hapësirë në një peizazh ende të polarizuar. Me një përqindje të konsiderueshme qytetarësh të pavendosur, muaji i ardhshëm pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e balancave përfundimtare të votës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …