Bashkatdhetari Sefedin Dauti nga Skenderaj, me vendqëndrim në Gjermani i ka sjellë një donacion Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

Bashkatdhetari Sefedin Dauti nga Skenderaj, me vendqëndrim në Gjermani, nisur nga vullneti i mirë, i ka sjellë një donacion Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH) në komunën e Skenderajt, me veshmbathje dhe pajisje të tjera të nevojshme për këtë shërbim publik. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, me rastin e pranimit të donacionit, ka falënderuar mërgimtarin Sefedin Dautin, nëpërmjet djemve të tij, për këtë donacion, duke e vlerësuar si ndihmë të rëndësishme për punën dhe aktivitetin e shërbimit të zjarrfikësve. Edhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit,  Liman Geci, është shprehur falënderues për këtë donacion, i cili do të mundësojë kryerje efikase të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Futbollit “Tefik Çanga” – pjesë e Ligës së Parë të Futbollit

Kryetari i komunës së Ferizajt ka uruar Klubin e Futbollit “Tefik Çanga” – si Kampion …