Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar  Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia, ku është i vendosur termocentrali më i madh në Evropë, mirëpo autoritetet në Kremlin  mohojnë akuzat dhe nënvizojnë se është pikërisht Ukraina ajo që rrezikon katastrofën bërthamore duke bombarduar centralin. Kanali më i madh televiziv i Rusisë i ka dhënë kohë televizive transmetimit të udhëheqësit të lëvizjes ukrainase pro-Kremlinit Jury Kot, i cili thotë se Kievi e Perëndimi po rrezikojnë sigurinë bërthamore. Ai i kërkoi Putinit që të jetë gati të lëshojë raketa bërthamore në Londër dhe Uashington. Ne të gjithë e kuptojmë shumë mirë se Ukraina dhe Perëndimi po sajojnë një realitet imagjinar mbi termocentralin bërthamor të Zaporozhia”, ka thënë Juri Kot.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …