Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti sot takojnë ekipin e Mogherinit

Sot dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për Bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në Bruksel me përfaqësues të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut Federica Mogherini, por jo edhe me palën serbe. Në këtë takim do të diskutohet lidhur me modalitetet e mëtutjeshme të dialogut me Serbinë. Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen sot në Bruksel me një ekip të kabinetit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Në këtë takim do të diskutohet lidhur me modalitetet e mëtejshme se si do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë  e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” bashkëkryesuesi i këtij ekipi Fatmir Limaj, i cili ka thënë se në këtë takim nga pala kosovare do të marrin pjesë vetëm ai dhe bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti. “Në takim do të jemi vetëm unë dhe Shpend Ahmeti. Do të takohemi me përfaqësues të zyrës së Frederica Mogherinit për të biseduar për modalitetet e vazhdimit të dialogut. Më tepër është një takim për të biseduar për modalitetet e mëtutjeshme si do të zhvillohet dialogu”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …