Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit

Kryetari i komuns së Prishtinës, z. Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili me të cilin kanë diskutuar për vazhdim të bashkëpunimit.

Rama ka thënë bashkëpunimi me Turqinë është i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit. Në Odën e Kryeqytetit, mirëprita Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, i cili më uroi për fillimin e mandatit tim të dytë. Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, ka shkruar në “Facebook”, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në disa akse rrugore në Malishevë, komunikacioni është i vështirësuar

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në territorin …