Bashkësia Islame e Kosovës sivjet nuk do të organizojë pritje të liderëve shtetëror për shkak të epidemisë

Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën 21 gusht

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën 21 gusht. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hafiz Xhelal Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 6:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, e BIK, Kryesia e BIK si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …