Bashkim Ramosaj: Deçani Bashkë për Harmoni dhe Paqe

Në takim me përfaqësuesit e  Bashkësisë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tonë. Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës. E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …