Bashkim Ramosaj falënderon qytetarët nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorët e tij ka falënderuar qytetarët nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë shpalosjes së programit qeverisës të tij edhe për një mandat 4-vjeçar.

“U ndjeva jashtëzakonisht i nderuar me mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët!

Fryma e fitores sonë më 12 tetor tashmë ndihet kudo!

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për besimin që gjithmonë ia keni dhënë Ramushit, Aleancës dhe mua personalisht.

Mirënjohje e veçantë edhe për vullnetin tuaj që ky besim të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, ndaj Aleancës, ndaj meje si kryetar dhe ndaj përfaqësuesve tanë në Kuvendin Komunal, Rea Mahmudemaj, Faruk Hasanramaj dhe Sami Rabushaj.

Do të jemi bashkë gjithmonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri gjimnazet kryesore të qytetit, te mërkurën organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”

Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Pas vërshimeve të fundit, Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve. Komisioni është në …