Senatorë amerikanë kërkojnë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – kundër çdo ndryshimi kufijsh në Ballkan

Dy senatorë amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i kanë paraqitur Kongresit të SHBA-së, një amendament të ri që kërkon njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke refuzuar çdo politikë që mbështet ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që mban datën 6 shtator, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, të bazuar në njohje reciproke. Amendamenti është pjesë e projektligjit për buxhetin e ushtrisë amerikane për vitin fiskal 2026 dhe përfshin edhe qëndrimet e SHBA-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në të, dy senatorët nënvizojnë rëndësinë e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, theksohet se SHBA duhet të shmangë çdo politikë që mbështet ndarje territoriale mbi baza etnike dhe të përkrahë demokracitë pluraliste si garanci për paqe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …