Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi të çështjeve politike në vend. Qeveria me legjitimitet monoetnik ka përfshirë në ndërtimin e institucioneve humbësin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tek shqiptarët, por edhe të komunitetet tjera. Këto humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me nënshkrimin e tyre, u zotuan që nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do ta ndryshojë kushtetutën dhe zhbllokojë rrugën europiane. Drejtuesit e partive humbëse, gjithashtu, publikisht në media deklaruan që, po që se vetëm një votë ta kanë më pak se sa Fronti Europian, lërë që nuk do të bëhën pjesë e qeverisë, por edhe do të dorëhiqen nga politika. Asnjë nga këto premtime nuk i kanë realizuar. Përkundrazi, u nënshtruan dhe pa asnjë kusht, zaptuan institucionet pa legjitimitetin e votuesit në zgjedhje demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …