Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë, të cilat në mënyrë publike dhe me kapacitet të plotë institucional, në emër të vetë Qeverisë, promovojnë dhe mbrojnë narrativat ruse në vend.

Ky precedent përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilat deri më sot kanë votuar rregullisht edhe përfaqësuesit tanë.

Në fakt, mbrojtja nga manipulimet dhe ndikimet malinje ruse është identifikuar, verifikuar dhe vlerësuar nga vetë NATO si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj procesit të vendimmarrjes politike në vendet anëtare, dhe si rrezik serioz për unitetin e Aleancës.

Republika e Maqedonisë së Veriut është zotuar ndaj aleatëve të saj që do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat në mbrojtje nga këto ndikime, jo vetëm brenda territorit të vet, por edhe si partnere aktive në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministri, i cili në mënyrë ironike është përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe që urdhëron shkarkimin e shqiptarëve nga pozita të larta në administratë, gëzon qartazi mbështetjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski për të gjitha veprimet e tij , diçka që e kemi parë më herët kur ndante “kartonë të verdhë” për shqiptarët që i kishte shënjestruar Stoilkovik si “të pjekur” për t’u shkarkuar.

Por në incidentin e fundit, Stoilkovik paraqiti Qeverinë duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera partnere strategjike të tyre, por edhe me një numër të madh të instalacioneve vendore të botës serbe dhe ruse, në mbrojtje të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Edhe në këtë rast, Kryeministri u shfaq në rolin e relativizuesit të këtij trendi të rrezikshëm, duke u vënë sërish në mbrojtje të të preferuarit të tij në Qeveri.

Qëndrimi aktual i Qeverisë paraqet një precedent të rrezikshëm, përmes të cilit po tentohet “normalizimi” i një ndryshimi të politikës zyrtare të shtetit , me synimin për t’u larguar nga orientimi i qartë euroatlantik dhe për t’iu afruar qendrave alternative të fuqisë politike, të udhëhequra nga Pekini dhe Moska.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Hoxhaj: Mungesa e qasjes kritike dhe zotërimit gjuhësor në diskursin publik

Në vitet e fundit, diskursi publik në hapësirën shqiptare është mbushur me zëra që pretendojnë …