Bashkimi Evropian i ka konsideruar të vështira takimet e fundit në Bruksel, mes të dërguarit të lartë për dialog Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pasi ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës në Bashkimin Evropian, duke iu referuar deklaratës së fundit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili të hënën, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, edhe pse nuk i komentoi deklaratat e Besnik Bislimit, përsëriti thirrjen e BE-së për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …