Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të shpallen sa më shpejt, në mënyrë “që t’i jepet fund krizës aktuale”. Një zyrtar evropian ka bërë me dije se shtet anëtare janë të shqetësuara për tensionet në veri të Kosovës dhe vazhdon të bëjë thirrje për uljen e tensioneve nga të dyja palët. Më tutje, është thënë se Bashkimi Evropian mirëpret njoftimin e Qeverisë së Kosovës për një reduktim të menjëhershëm prej 25 për qind të pranisë së policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si dhe përkushtimin për uljen e mëtejshme të shkallës pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe – nëse të përshtatshme – KFOR.
Kontrolloni gjithashtu
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
