Bashkimi Evropian paralajmëron, dështimi në deeskalim të menjëhershëm të situatës do të ketë pasoja

Bashkimi Evropian paralajmëron, dështimi në deeskalim të menjëhershëm të situatës do të ketë pasoja

Këshilli Evropian ka miratuar konkluzionet e takimit të liderëve të Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera është duke u diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe tensionet e fundit në veri. Aty është bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës bazuar në tri pikat e propozuara nga Bashkimi Evropian. Në kapitullin e marrëdhënieve të jashtme, ku është edhe pjesa për Kosovën, Këshilli Evropian “dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës” dhe bën thirrje “për deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”. Dështimi për ta bërë këtë, potencohet se do të ketë pasoja negative.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …