Bashkimit Evropian kërkon nga partitë politike në Shqipëri që ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Bashkimit Evropian kërkon nga partitë politike në Shqipëri që ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kanë reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, ku deri më tani po prinë Partia Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike, e treta rënditet LSI dhe e katërta PSD. Në një deklaratë për mediat, zyrtarët u bëjnë thirrje partive politike të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve evropianë theksohet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri po shkon drejt fundit.

Kontrolloni gjithashtu

171 milionë euro për rajonin, zero për Kosovën

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes …