leoni

Basketbollisti Bardh Rexha është zgjedhur si sportisti më i mirë për vitin 2019 në komunën e Rahovecit

Në manifestimin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport (DKRS), në Palestrën Sportive “Mizahir Isma’’ në Rahovec, në prezencën e sportdashësve, sportistëve, punëtorëve sportiv dhe mysafirë të tjerë të shumtë u shpall Sportisti i Vitit 2019 në Rahovec. Për rezultatet e treguara gjatë  viti 2019, komisioni vlerësues sportist të vitit 2019 ka shpallur basketbollistin Bardh Rexha. Klubi më i suksesshëm u shpall KB Rahoveci, ndërsa trajneri më i mirë Sabahudin Kollari, i KSH Rahovecit. Punëtori sportiv më i mirë u shpall Florim Haxhimeri. Me mirënjohje u nderuan edhe sportistë të kategorive të reja, punëtorë sportivë, hendbollist Automobilist, shahist, grupi i tifozëve, veteranë e gazetar sporti. Për promovimin dhe avansimin e sportit në arenën ndërkombëtare me mirënjohje u nderuan edhe: Afërdita Qevani-Futbolliste-FC Augsburg Gjermani, Fjolla Shala, futbolliste- Islandë, Lumbardh  Dellova, futbollist-KF Hajduk Split, Vahid Krasniqi, Futsall-FC Liburn, Habib Vuçiterna-boksier. Të gjitha këto mirënjohje janë ndarë nga kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, dhe drejtoresha e DKRS znjsh. Bjondina Kleqka.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …