leoni

BDI: ALARMANTE! SHQIPTARËT TË PADËSHIRUAR NË ARMATË DHE NË MINISTRINË E MBROJTJES, NGA 74 PUNËSIME, VETËM 1 SHQIPTAR!

BDI: ALARMANTE! SHQIPTARËT TË PADËSHIRUAR NË ARMATË DHE NË MINISTRINË E MBROJTJES, NGA 74 PUNËSIME, VETËM 1 SHQIPTAR!

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër përjashtimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera nga procesi i fundit i punësimit në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga 74 të punësuarit e fundit:
➡️ 71 janë maqedonas,
➡️ 2 janë nga komuniteti rom,
➡️ vetëm 1 është shqiptar,
➡️ asnjë nga komunitetet e tjera.
Kjo nuk është vetëm një padrejtësi! Kjo është realizim i një plani sistematik për përjashtimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë nga institucionet e sigurisë, nga Armata e vendit, nga administrata shtetërore dhe administrata publike.
Ky veprim është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shkelje e vlerës kushtetuese të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e garanton rendi juridik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo është alarmante. Numrat janë të frikshëm. Ky degradim dhe rrënim i vlerave kushtetuese ka marrë përmasa alarmante.
Pas degradimit të gjeneralit të vetëm shqiptar që plotësonte të gjitha kushtet për të udhëhequr Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, përjashtimi sistematik vazhdon në formën zyrtare dhe institucionale.
Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj frymës së Marrëveshjes së Ohrit, ndaj rendit kushtetues dhe karakterit multietnik të shtetit.
📌 Ku është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat?
📌 Ku është barazia e garantuar me ligj dhe Kushtetutë?
📌 Pse shqiptarët sistematikisht mbahen jashtë institucioneve kyçe të shtetit?
BDI nuk do të heshtë përballë padrejtësive.
BDI nuk do të qëndrojë duarkryq kur shqiptarët përjashtohen dhe nënçmohen.
Ne kërkojmë:
• Hetim të menjëhershëm mbi këtë konkurs skandaloz.
• Marrje përgjegjësie nga funksionarët përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes.
• Zbatim pa kompromis të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në çdo institucion shtetëror, përfshirë institucionet e sigurisë.
Shteti nuk mund të ndërtohet mbi përjashtimin.
Shteti nuk mund të funksionojë pa të gjitha komunitetet.
Ky është realiteti që duhet pranuar, përndryshe, pasojat do t’i ndjejë vetë kohezioni i shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra

1 gushti, dita kombëtare e shtetit Helvetik

Me 1 Gusht, shteti Helvetik Zvicra, kremton Ditën e saj Kombëtare ku jetojnë në harmoni …