leoni

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre

VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, VMRO-DPMNE-së.
Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina.
VLEN hesht për iniciativën skandaloze të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe.
VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë.
VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë, që u avancua pastaj.
VLEN hesht për hapjen e debatit mbi shfuqizimin e votimit me Badenter në Kuvend, si mburojë kundër majorizimit etnik.
E vetmja gjë që ata bëjnë është të heshtin përpara Mickoskit dhe të ofendojnë shqiptarët. Shefi i shtabit të tyre, Adnan Azizi, madje kërkoi falje te Mickoski dhe u justifikua publikisht se nuk kishte në mendje të ndalonte projektet sllave e ruse, por se thjesht kishte kritikuar një shqiptar. Ky është imazhi i vërtetë i VLEN-it: vasalë të përulur përballë të huajve, por të guximshëm vetëm kur bëhet fjalë të sulmojnë shqiptarë.
VLEN nuk reagoi as ndaj partnerit të vogël të Mickoskit, ZNAM, i cili haptazi i fyen dhe i poshtëron. Edhe kur Izet Mexhiti u trajtua publikisht me përçmim – “mos u sill si Liza në botën e çudirave” – ai zgjodhi të heshtë. Ky është turpi më i madh që ndonjëherë një parti shqiptare i ka sjellë shqiptarëve.
Prandaj, shqiptarët janë mobilizuar dhe më 19 tetor në referendum do të flasin me një zë: përfaqësuesit e shqiptarëve i zgjedhin vetë shqiptarët, jo Mickoski, jo VMRO dhe jo veglat e tyre.
Dinjiteti i shqiptarëve do të rikthehet vetëm me Aleancën Kombëtare për Integrim.  Sepse shqiptarët meritojnë të kenë përfaqësues të lirë, të denjë dhe të pathyeshëm, jo krijesa politike artificiale të VMRO-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: PO BIEN TEORITË E MANIPULIMIT TË MASAVE

Pjesa më e madhe e qytetarisë i përket të rëndomtës. Në rrjedhën e zhvillimit tonë …