BDI ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Gjatë kësaj ndeshje, ku ishte i pranishëm kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ ishin refrene që shqiptoheshin nga spektatorët e shumtë. Në reagimin e Bashkimi Demokratik për Integrim thuhet se këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. “Ne kërkojmë: • Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, • Sanksione ndaj organizatorëve, • Reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, • Përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional” thuhet mes tjerash në reagimin e Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Më mirë zgjedhje të reja sesa imponim politik

Eksperti amerikan për Ballkanin dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka komentuar zhvillimet …