Pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sulm të organizuar ndaj bashkëjetesës dhe dinjitetit të shqiptarëve. Në deklaratë thuhet se në vend të brohorimave sportive, publiku dëgjoi parulla të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm udhëheqës të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Mickoski, ministrin e Brendshëm Toshkovski dhe zyrtarë të tjerë, të cilët nuk reaguan. BDI thekson mungesën e plotë të reagimit institucional, duke përmendur edhe heshtjen e Federatës së Basketbollit dhe të vetë qeverisë. Si rrjedhojë, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të dy zyrtarëve shqiptarë: Astrit Isenit, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe Safije Sadiki Shainit, zëvendësministre për Sport, për shkak të mosreagimit dhe paaftësisë për të parandaluar këtë akt të urrejtjes etnike. Partia gjithashtu u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në qeveri që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të ashpra dhe të tërhiqen nga një qeveri që, sipas saj, toleron dhe shpërblen urrejtjen. “Çfarë të duhet pushteti, kur të fyhet nëna? Kur të poshtërohet flamuri? Kur të shkelet dinjiteti i kombit?”, thuhet në deklaratë. “Nëse heshtja është çmimi për të mbetur në pushtet, atëherë heshtja është tradhti. Ne nuk do të heshtim.” BDI ka paralajmëruar se do të qëndrojë në krye të reagimeve politike dhe qytetare deri në vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

BDI kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sulm të organizuar ndaj bashkëjetesës dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Në deklaratë thuhet se në vend të brohorimave sportive, publiku dëgjoi parulla të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm udhëheqës të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Mickoski, ministrin e Brendshëm Toshkovski dhe zyrtarë të tjerë, të cilët nuk reaguan.

BDI thekson mungesën e plotë të reagimit institucional, duke përmendur edhe heshtjen e Federatës së Basketbollit dhe të vetë qeverisë.

Si rrjedhojë, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të dy zyrtarëve shqiptarë: Astrit Isenit, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe Safije Sadiki Shainit, zëvendësministre për Sport, për shkak të mosreagimit dhe paaftësisë për të parandaluar këtë akt të urrejtjes etnike.

Partia gjithashtu u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në qeveri që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të ashpra dhe të tërhiqen nga një qeveri që, sipas saj, toleron dhe shpërblen urrejtjen.

“Çfarë të duhet pushteti, kur të fyhet nëna? Kur të poshtërohet flamuri? Kur të shkelet dinjiteti i kombit?”, thuhet në deklaratë. “Nëse heshtja është çmimi për të mbetur në pushtet, atëherë heshtja është tradhti. Ne nuk do të heshtim.”

BDI ka paralajmëruar se do të qëndrojë në krye të reagimeve politike dhe qytetare deri në vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori që akuzoi Trumpin, tani nën hetim – çfarë do të thotë kjo për rastin e krerëve të UÇK-së?

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald …