BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI kundër avancimeve në Doganë: Asnjë shqiptar i përfshirë, diskriminim sistematik

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit për avancimin e 26 nëpunësve maqedonas në Doganën e Maqedonisë së Veriut, ku sipas këtij subjekti politik nuk është përfshirë asnjë shqiptar. Në një deklaratë zyrtare, BDI e cilëson këtë veprim si diskriminim etnik të qëllimshëm dhe si pjesë të një politike të vazhdueshme të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore. “Ky nuk është rast i izoluar, por një praktikë sistematike që cenon bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend,” thuhet në reagim. BDI paralajmëron se do të përdorë çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për të rikthyer drejtësinë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. Partia kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të korrigjojnë padrejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …