BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: “Ndryshimi” largoi shqiptarët edhe nga drejtimi i Fondit shëndetësor

BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin e fundit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor për të emëruar, për herë të parë pas shumë vitesh, dy drejtorë vetëm nga komuniteti maqedonas.  Ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët nga institucionet më të ndjeshme dhe vitale të vendit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për përjashtimin e tyre nga proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror. Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverie me legjitimitet monoetnik, ku individ jolegjitim zë zgjedhur nga padronët e tyre përfaqësojnë vetëm interesat e ngushta personale dhe klanore e aspak ato shqiptare.  Një qeveri e tillë, që nuk reflekton diversitetin dhe legjitimitetin  e popujve  tanë, po ndjek një rrugë të rrezikshme që minon parimet themelore të barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë.

Ky veprim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmat mbrojtës për përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve etnike. Ne besojmë se largimi i shqiptarëve nga institucionet kryesore nuk është vetëm një padrejtësi ndaj komunitetit tonë, por gjithashtu një kërcënim për stabilitetin dhe harmoninë ndër-etnike në Maqedoninë e Veriut.  Ky veprim jo vetëm që margjinalizon shqiptarët, por dëmton edhe strukturën demokratike dhe kohezionin social të vendit. Institucionet publike duhet të jenë reflektimi i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes etnike, kanë mundësinë të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …