leoni

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga Arkivi Shtetëror ngjall shqetësim për diskriminim

Në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj, të gjithë maqedonas dhe asnjë shqiptar, duke shkaktuar reagime të forta. Kjo disbalancë etnike po shihet si pjesë e një përjashtimi sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, as drejtori e as zëvendësdrejtori nuk janë shqiptarë. Shfuqizimi i balancerit ka përkeqësuar përfaqësimin e drejtë etnik. Arkivi, një institucion kyç për identitetin shtetëror, po kthehet në një strukturë monoetnike. Heshtja e deputetëve shqiptarë të mazhorancës po kritikohet si bashkëfajësi në këtë padrejtësi. Reagimet theksojnë rrezikun për rrënimin e bashkëjetesës. Kërkohet kthimi i përfaqësimit të barabartë. Shqiptarët ndihen të përjashtuar. Qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë ftohen të reagojnë, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …