BDI; Shqiptarët po spastrohen nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes, por Taravari mashtron opinionin për të mbrojtur dështimin e tij

BDI  njofton se Shqiptarët po spastrohen nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa Taravari mashtron opinionin për të mbrojtur dështimin e tij. Ai ka zgjedhur të gënjejë hapur publikun për të mbuluar realitetin e hidhur: shqiptarët po përjashtohen në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme nga sektori i sigurisë. Ai pretendon se pozicionet e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes janë të pandryshuara, një gënjeshtër që përgënjeshtrohet nga të dhënat e pamohueshme. Fakte që nuk mund të injorohen: Nga 12 këshilltarët në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar – më parë ishin 3. Nga 18 udhëheqës sektorësh në Ministrinë e Mbrojtjes, asnjë nuk është shqiptar – më parë ishin 3. Nga 25 kadetë të pranuar në Akademinë Ushtarake “Mihajllo Apostollski”, vetëm 1 është shqiptar. Në një periudhë kur ushtria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e barabartë, kjo situatë paraqet një kthim prapa në kohët më të errëta të përjashtimit dhe diskriminimit. Taravari e di shumë mirë këtë realitet, por ka zgjedhur të gënjejë dhe të shërbejë si mburojë e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve. Nëse ka ndonjë fije të integritetit të mbetur, Arben Taravari nuk duhet më të manipulon dhe mashtron.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …