BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas BDI-së, ky akt përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit dhe të ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore. Partia thekson se ky vendim nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e politikave diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, e cila tashmë ka nisur procedura për heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. BDI kritikon edhe partitë shqiptare në pushtet për heshtjen dhe pajtimin e tyre me këtë vendim, duke i akuzuar se kanë pranuar të bëhen vasalë të politikave anti-shqiptare. “Uniformat nuk janë vetëm veshje, por simbol i barazisë dhe respektit. Njëgjuhësia në këtë rast është poshtërim për shqiptarët”, thuhet në reagimin e BDI-së. Kjo parti kërkon tërheqjen e menjëhershme të vendimit, zëvendësimin e uniformave me mbishkrime dygjuhëshe dhe kërkimfalje publike nga partitë shqiptare që e kanë mbështetur këtë proces. “Barazia nuk është luks, është detyrim ligjor, moral dhe kombëtar. Shqiptarët nuk do të pranojnë poshtërime të tilla”, përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e avancuar PANZERFAUST 3, si …