BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Vendimi i Stoilkoviçit cenon standardet ligjore

Vendimi i fundit i Ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po administrohen institucionet publike dhe për standardet e sundimit të ligjit në vend.

Faktet flasin për elemente të qarta të një procesi të kontestueshëm, si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material.

Sipas të dhënave të paraqitura:

– Procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, duke e bërë atë juridikisht të pavlefshme.
– Vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktim të përgjegjësisë individuale.
– Ka indikacione serioze për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve dhe justifikimeve për një vendim tashmë të marrë.
– Masa e shqiptuar, ndërprerja e marrëdhënies së punës,është joproporcionale në raport me pretendimet.

Këto janë indikatorë të një modeli të rrezikshëm të vendimmarrjes.

Kur një ministër merr vendime të tilla:

– pa respektuar afatet ligjore,
– pa prova të qëndrueshme,
– dhe me pasoja ekstreme për qytetarët,

atëherë kemi të bëjmë me me arbitraritet.

Fakti që bëhet fjalë për pesë punonjës shqiptarë e bën këtë çështje edhe më të ndjeshme dhe kërkon transparencë të plotë. Në një ministri që ka për mision marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, çdo veprim i tillë duhet të jetë mbi çdo dyshim përanshmërie.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon:

– Publikimin e plotë të të gjitha procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime.
– Hetim institucional për respektimin e procedurave ligjore në këtë rast.
– Rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve, në përputhje me ligjin dhe standardet e administratës publike.

Institucionet nuk mund të funksionojnë mbi vendime selektive dhe të pambështetura në ligj. Çdo devijim nga procedura krijon pasiguri për çdo punonjës në administratë dhe dëmton besimin e qytetarëve.

Ky rast duhet të trajtohet si test për seriozitetin e institucioneve dhe përkushtimin ndaj parimit të barazisë dhe ligjshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gurakuç Kuçi: Ngjarjet e marsit 2004 dhe projekti serb për ndarjen e Kosovës

Tani, 22 vjet pas trazirave të marsit dhe në dritën e rishikimit të ngjarjeve të …