BDI i qëndron gjithmonë përballë realitetit dhe të arriturave konkrete për shtetin:
•Anëtarësuam Maqedoninë e Veriut në NATO.
•Nisëmë negociatat me Bashkimin Evropian.
•Nisëm dialogun strategjik me SHBA, duke e vendosur vendin në qendër të partneritetit transatlantik.
•Udhëheqëm OSBE-në në krizën më të madhe të sigurisë në Evropë në fillimin e agresionit Rus në Ukrainë, duke e forcuar rolin ndërkombëtar të vendit tonë.
•Sollëm në Shkup liderët më të rëndësishëm botërorë dhe e ngritëm profilin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
•Për herë të parë, harmonizuam politikën e jashtme me atë të BE-së, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke dëbuar diplomatë rusë.
Ndërkaq, kjo qeveri e Mickoskit dhe e VLEN-it ka sjellë një realitet krejt ndryshe:
•Kanë bllokuar negociatat me Bashkimin Evropian.
•Në vend të partneritetit strategjik me SHBA dhe BE, kanë zgjedhur partneritet strategjik me Hungarinë.
•Në vend të granteve dhe mbështetjes financiare të BE-së, prioritet po i japin kredive kineze përmes Hungarisë.
•Në vend të integrimit evropian, flasin për treg të përbashkët me Serbinë dhe Hungarinë.
Ky është realiteti i VLEN-it: një Maqedoni e Veriut e lidhur gjithnjë e më shumë me “Botën Serbe” dhe përmes saj me “Botën Ruse”. Dhe këtë nuk e themi ne – këtë e konstatuan 461 eurodeputetë të cilët me votën e tyre miratuan raportin që flet qartë për këtë orientim të rrezikshëm.
Qytetarët e shohin çdo ditë se si “bota serbe” po depërton në çdo segment shoqëror dhe institucional. Ky është realiteti i hidhur që sollën Mickoski dhe VLEN.