leoni

BDI: Zbardhen manipulimet dhe dyshimet për përvetësim nga ish-përfaqësuesi në Qytetin e Shkupit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Saraj ka reaguar publikisht ndaj një ish-përfaqësuesi të kësaj force politike në Qytetin e Shkupit, i cili më parë ishte promovuar si bashkëpunëtor dhe përkrahës i projekteve zhvillimore lokale, por që tani ka kaluar në sulme publike ndaj ish-aleatëve dhe strukturave që dikur i përkrahte. Në deklaratën e shpërndarë sot në faqen zyrtare të BDI Saraj, thuhet se ky individ po përpiqet të përfitojë politikisht duke denigruar ata që i quan “aleatë të dikurshëm”, ndërsa ngrihen dyshime të rënda për përvetësim të një banese në mënyrë të paligjshme si dhe për shpërndarje të qëllimshme të apartamenteve për qëllime politike. “Si është e mundur që ata që dikur i lavdëronte si partnerë të denjë, sot papritur akuzohen si të paaftë?”, thuhet në reagim. BDI premton se në ditët në vijim do të publikohen dokumente dhe fakte që sipas tyre do të vërtetojnë manipulimet, përfitimet dhe tradhtimin e interesave shqiptare. Deklarata përfundon me thirrjen që qytetarët të mos bien më pre e mashtrimeve politike dhe njofton se e vërteta do të dalë në shesh me prova konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …