leoni

BE drejt ndalimit të gazit rus deri më 2027 – Italia anëtare e plotë e Aleancës Bërthamore

Në Luksemburg është mbledhur këtë mëngjes Këshilli i Energjisë i Bashkimit Evropian, me në fokus sigurinë energjetike dhe planin ambicioz për ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027. Komisioneri i BE-së për Energjinë, Dan Jorgensen, ka konfirmuar se propozimi legjislativ që do të prezantohet nesër nga Komisioni Evropian do të përqendrohet fillimisht te ndalimi i metanit nga Rusia, ndërsa energjia bërthamore do të trajtohet në faza të mëvonshme. “Duam ta realizojmë këtë proces në mënyrë që asnjë shtet anëtar të mos përballet me pasiguri në furnizim. Çmimet duhet të mbeten të përballueshme dhe solidariteti brenda BE-së është thelbësor në këtë përpjekje”, theksoi Jorgensen, duke adresuar shqetësimet e Hungarisë dhe Sllovakisë. Në kuadër të mbledhjes, u mbajt edhe takimi i radhës i Aleancës Bërthamore të BE-së, e cila synon rritjen e rolit të energjisë bërthamore në tranzicionin e gjelbër të kontinentit. Italia, e cila deri më tani ka pasur statusin e vëzhguesit, ka njoftuar pranimin e saj si anëtare e plotë e kësaj Aleance, që udhëhiqet nga Franca dhe përfshin vende si Belgjika, Çekia, Suedia, Rumania, Sllovenia dhe të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …