Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili akuzoi Brukselin se e ka “mashtruar” Serbinë në nënshkrimin e Marrëveshjes së vitit 2013 me Kosovën. Në një reagim për televizionin N1, BE-ja hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se marrëveshja është nënshkruar me vullnet të lirë nga të dyja palët. “Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë,” thuhet në deklaratë.
Brukseli ka theksuar se marrëveshjet mbeten në fuqi dhe pret nga të dyja palët angazhim për zbatimin e tyre dhe për krijimin e një atmosfere konstruktive në procesin e dialogut. BE ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë dhe vazhdon përmes takimeve të rregullta në nivel teknik dhe të kryenegociatorëve.
					
									
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				