Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

BE-ja kërkon nga Kosova kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave të serbëve

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës. Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor. “Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët që afektohen nga vendimi, në linjë me praktikat e mira evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, transmeton Reuters. “Konkluzionet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes kanë përfshirë një afat më të gjatë kohor për riregjistrim, që duhet të ofrojë udhëzime për procesin e tanishëm”, shtoi ky zëdhënës. Më 2016, është arritur marrëveshja për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes së lirisë së lëvizjes – të arritur në dialogun e Brukselit më 2011 – mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …