BE-ja nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, pret de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri

Qeveria në detyrë është në pritje që BE-ja të rifillojë funksionimin e nënkomiteteve të MSA-së dhe projektet e asistencës teknike, si pjesë e heqjes graduale të masave ndëshkuese. Këshilltari i zëvendëskryeministrit në detyrë, Klisman Kadiu, e quan këtë një hap pozitiv, por të vonuar, dhe kërkon heqje të plotë të sanksioneve. Nga BE-ja konfirmojnë nisjen e këtij procesi, por theksojnë se hapat e mëtejshëm do të varen nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm i situatës në veri. Masat ndaj Kosovës u vendosën në qershor 2023, pas tensioneve në atë pjesë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …