Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

BE kërkon proces ndaj Radoiçiqit në Serbi, por shprehet e shqetësuar për mungesën e masave

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndjekur dhe sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të sulmit terrorist në Banjska, përfshirë Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet si udhëheqës i operacionit. Sipas vendimit të fundit, Serbia ka refuzuar të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin dhe të tjerët në Kosovë, duke kufizuar procesin e llogaridhënies vetëm tek tre të arrestuarit për sulmin. Përkundër fletarrestimeve ndërkombëtare dhe kërkesave të vazhdueshme për ekstradimin e Radoiçiqit, Serbia nuk ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Ky refuzim ka bërë të pamundur zhvillimin e një procesi të plotë gjyqësor në Kosovë, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka nënvizuar rëndësinë që Serbia të ndjekë autorët e krimeve brenda territorit të saj dhe të bashkëpunojë në hetimin e sulmeve. “Presim që Serbia, në pajtim me angazhimet e saj të përsëritura ndaj BE-së, të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ndjekur dhe sjellë para një gjykate autorët e dyshuar të veprave penale serioze”, ka theksuar Bashkimi Evropian. Milan Radoiçiq, pas sulmit terrorist në Banjska, kishte pranuar publikisht se kishte organizuar dhe udhëhequr veprimet.

Kontrolloni gjithashtu

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se rritja e çmimit të energjisë elektrike …