BE kritikon operacionet në veri të Kosovës: Kërkohet ndalimi i veprimeve të njëanshme

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, duke i cilësuar ato si veprime të njëanshme që rrezikojnë të nxisin tensione ndëretnike dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të vendit. Në një deklaratë zyrtare, BE i bëri thirrje qeverisë në largim dhe kryeministrit Kurti të ndalojnë mbylljet e institucioneve dhe të tregojnë përmbajtje. Veçanërisht janë përmendur rastet e kompanive “Vodovod Ibar” në Mitrovicë të Veriut dhe asaj të shërbimeve publike në Zubin Potok, që ofrojnë shërbime bazike për komunitetet lokale. BE rikujton se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi është kusht për integrimin evropian dhe kërkon zbatim të marrëveshjeve të arritura, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Veprimet e pakoordinuara, thuhet në deklaratë, minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …