BE: Liberalizimi i Vizave për Pasaportat e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësuese, jo përjashtuese

Komisioni Evropian ka deklaruar se liberalizimi i vizave për poseduesit e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë janë masa plotësuese dhe jo përjashtuese. Ky vendim i BE-së nënkupton se serbët e Kosovës me pasaportat e lëshuara nga MPB-ja, serbe do të mund të udhëtojnë lirshëm brenda zonës Schengen. Kjo lëvizje ka ngjallur reagime, pasi qytetet e Kosovës të emërtuara serbisht dhe të paraqitura si nën juridiksionin e shtetit serb, do të mund të përfitojnë nga ky liberalizim. Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi për të përmirësuar lirinë e lëvizjes dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë me vendet e BE-së. Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …