BE-ja

BE: Nuk jemi të informuar e as të përfshirë në projektin e dy urave të reja mbi Ibër

Bashkimi Europian ka reaguar pas publikimit të projektit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në Mitrovicë. Një zëdhënës i BE-së ka thënë se ky institucion as nuk është informuar dhe as nuk është përfshirë në këtë iniciativë. “Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha komunitetet e prekura,” theksoi zëdhënësi i BE-së. Urat e reja, sipas Qeverisë, synojnë të lidhin pjesën jugore dhe veriore të qytetit dhe të lehtësojnë lëvizjen, komunikimin dhe integrimin mes komuniteteve. Ky projekt shihet nga shumë vëzhgues si një përpjekje për të zëvendësuar hapjen e Urës ekzistuese të Ibrit për automjete, për të cilën ende nuk ka pasur pajtim ndërkombëtar. BE-ja dhe KFOR-i kanë kërkuar që çdo vendim për këtë urë të kalojë përmes dialogut Kosovë–Serbi. Deri tani, këto përpjekje nuk kanë prodhuar rezultat konkret.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kolapsi energjetik është i qëllimshëm, i diktuar nga politika dhe mafia energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së …