Bashkimi Evropian ka paralajmëruar thirrjen e një takimi të nivelit të lartë të dialogut Kosovë–Serbi, sapo rrethanat politike ta lejojnë, duke sinjalizuar një rifillim të mundshëm të procesit të normalizimit pas një periudhe të gjatë ngërçi. Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u mbajt më 11 shtator në Bruksel, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Peter Sørensen, por raundi i bisedimeve përfundoi pa përparim dhe pa dakordësi rreth çështjeve kyçe. Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut sapo situata politike ta mundësojë këtë hap. Njohës të procesit të dialogut kanë vlerësuar se bisedimet mbeten të bllokuara deri në formimin e qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë presin krijimin e institucioneve legjitime për të rifilluar procesin. Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë dialogun me një lidership që e cilëson si arrogant dhe bllokues, duke shprehur pritshmëri që zgjedhjet e 28 dhjetorit të sjellin ndryshim politik dhe rifreskim të partneritetit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Në anën tjetër, ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Avni Arifi, ka theksuar se deri në krijimin e institucioneve të reja nuk pritet asnjë lëvizje konkrete në dialog.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
